123

    Bari mijëfletësh / bar pezmi

    Achillea millefolium L.

    Familja: Asteraceae

    Pjesët që përdoren: pjesa mbitokësore

    Përshkrimi botanik: bimë disavjeçare me kërcell të fortë i cili në majën e vet degëzohet në lule të shumta me ngjyrë të bardhë.Gjethet janë të shumta, të ndara imtazi dhe të gdhendura, nga ky edhe del emri popullor –mijëfletësh

    Vendbanimi: Evropa, Azia dhe Amerika Veriore.Rritet natyrshëm në livadhe, pranë rrugëve dhe në vende të thata.

    Historia: emri i gjinisë –Achillea. Thuhet se bima  e ka marrë emrin nga Akili, heroi i mitologjisë greke, i cili plagët e tij i mëlconte me këtë bimë. Emri i bimësMillefolium përshkruan bimën dhe një mijëfletët e saj. Gjithsesi, të dhënat më të hershme datojnë që para 60 000 vjetësh. Rreth viteve 1960, në shpellën Shanidar në Irak janë gjetur trupat e neandertalëve, të vjetër pothuajse 60 000 vjet. Në varrezat pranë trupave të tyre është gjetur poleni i disa bimëve, mes tyre edhe i llojitAchillea. Mendohet se trupat  e tyre janë shtruar në shtrojë lulesh, ndonëse nuk dihet nëse po ato bimë janë përdorur për qëllime mjekësore. 

    Përdorimi: bari mijëfletësh tradicionalisht përdoret së jashtmi, për mjekimin e plagëve sipërfaqësore dhe djegieve. Në formë çaji rekomandohet për stimulimin e oreksit, te tretja e vështirësuar dhe për çrregullime të tjera intestinale si gazrat dhe fryrja e barkut. Në mjekësinë tradicionale përdoret për zbutjen e ngërçeve menstruale dhe për çrregullimet  e ciklit menstrual.

    Bibliografia:

    • • Assessment report on Achillea millefolium L., flos, EMA/HMPC, 2011.
    • • Herbal Medicine: Expanded Commission E monograph: Yarrow. American Botanical Council, 2000.
    • • Michael Heinrich, Joanne Barnes, Simon Gibbons, Elizabeth M. Williamson. Fundamentals of Pharmacognosy and Phytotherapy. Elsevier Health Sciences, 2012.
    • • Joanne Barnes, Linda A Anderson and J David Phillipson. Herbal Medicines, third edition. Pharmaceutical Press 2007.
    • • WHO monographs on selected medicinal plants Volume 4: Herba Millefolii.Geneva: World Health Organization 2009.