Kaçuba e murgut
Vitex agnus-castus L.
Familja: Lamiaceae
Pjesët që përdoren: fruta
Përshkrimi botanik:bima është një shkurre që rritet deri 1-2 metra. Ka gjete te gjata, nga ana e poshtme me ngjyrë të bardhëllemë si pambuk, ndërsa nga ana e sipërme të lëmuara dhe me ngjyrë të gjelbër të errët. Gjethet si të rrushit japin fruta të vogla të kuqërreme në të zezë që i ngjajnë piperit.E gjithë bima ka aromë të të kujton piperin.
Vendbanimi:rritet natyrshëm në gjithë Mesdheun. Fruti mblidhet nga bimët e egra. Prodhuesit më të mëdhenj janë Shqipëria dhe Marokoja.
Historia: historia e kaçubës së murgut është një përzierje miti, virgjërie dhe pjellorie. Legjenda thotë se murgjit e përdornin për të ulur libidon, dhe kjo u ndihmonte të ruanin betim e virgjërisë. Degëzat e bimës lidhen me shume personazhe të mitologjisë greke. Platoni e përshkruante si mbrojtëse nga ‘’goditjet e Venerës dhe Zeusit“. Thuhet se Hera, perëndesha e martesës dhe gruaja e Zeusit ka lindur nën këtë dru. Popullariteti në vendet e tjera të Evropës dhe të Amerikës është rritur që nga fillimi i shekullit të 20-të.
Përdorimi: kaçuba e murgut është një aleat i mirë i grave. Përdoret për problemet menstruale, siç janë ciklet e parregullta, sindroma premenstruale dhe dhimbja e gjinjve.
Bibliografia:
- • Artz M.B., Tracy T.S., Kingston R.L.Herbal Products: Vitexagnus-castus. Forensic Science and Medicine. Humana Press, 2007.
- • Joanne Barnes, Linda A Anderson and J David Phillipson. Herbal Medicines, third edition. Pharmaceutical Press 2007.
- • Max Wichtl. Herbal drugs and phytopharmaceuticals: Agni castifructus. CRC press, 2004;
- • Community herbal monograph on Vitex agnus-castus L., fructus, EMA/HMPC 2010.
- • Upton, Roy. American HerbalPharmacopeia and Therapeutic Compendum: Chaste tree fruit, AHP 2001.