Çajra shtëpie – paketim me filtra i dyfishtë
Asgjë tjetër nuk e ngroh shtëpinë si një gotë çaji e ngrohtë. Nisur nga kjo ide, ne kemi krijuar çajrat e shtëpisë.
Për një përgatitje sa më të thjeshtë dhe më praktike, çajrat i kemi paketuar në qeska filtri. Në çdo qese ka përmbajtje bimore 100 %, pa shtesa të tjera. Paleta e gjerë e bimëve përfshin lulen e kamomilit, gjethen e mentës, trumzën, çajin e malit, trëndafilin e egër me hibiskusin, lulen e blirit, lulen e balsamit dhe çajin e fëmijëve.
Secila bimë e përdorur për prodhimin e çajrave zgjidhet rreptësisht, ka cilësi të lartë dhe të kontrolluar, ashtu që aroma natyrore të mbetet e pandryshuar.
Ju rekomandojme të ndiqni udhëzimet në ambalazhin e çajrave ku shkruan për mënyrën e përgatitjes së çajit.
Ju rekomandojme gjithashtu të konsumoni çaj të freskët, që të mund të shijoni plotësisht momentin Good Nature!