Bima çaj (Camellia sinensis Kuntze)
Me fjalën çaj në botë kryesisht nënkuptohet pija ngaCamelliasinesis. Pijet nga të gjitha bimët e tjera janë çajra bimore ose tisane. Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë pranë Kombeve të Bashkuara, pija e dytë më e konsumuar në botë pas ujit është çajinga Camellia sinesis. Varësisht nga periudha e fermentimit të gjetheve tëçajit bëhen pije bimore të ndryshme. Çaji i bardhë bëhet nga sythat e reja dhe të pahapura, çaji i gjelbër nga gjethet e reja dhe nga sythat e bimës çaj.Menjëherë pas mbledhjes ato përpunohen termikisht për të ndërprerë aktivitetin e enzimave dhe procesin e oksidimit. Çaji i zi është produkt tërësisht i fermentuar, ndërsa ulongu është forma gjysmë e fermentuar e bimës çaj.
Çaji i gjelbër përmban shumë polifenole që janë bartës të veprimit antioksidues. Përpunimi termik i shpejtë ndërpret procesin e shpërbërjes dhe bëhet menjëherë pas mbledhjes së gjetheve.
- • C.I. Heck, E. Gonzalez de Mejia.Beauty food: nutrition to support the skin, Functional and Speciality Beverage Technology, 2009.
- • Arnadi Ramachandrayya Shivashankara. Chapter 55 - Hepatoprotective Effects of Green Tea and its Polyphenols: Preclinical Observations. Polyphenols in Human Health and Disease, 2014.