123

    Valeriana

    Valeriana officinalis L.

    Familja: Caprifoliaceae

    Pjesët që përdoren: rrënja e thatë, rizoma dhe stolonet

    Përshkrimi botanik: kërcelli i zbrazët i valerianës arrin lartësi deri në 2 metra. Kërcelli është i degëzuar në pjesën e poshtme,  me gjethe majuce të vendosura kundër njëri-tjetrit. Nga qershori deri në gusht i hapen lulet e vogla të bardha ose ngjyrë rozë, që kanë aromë tërheqëse për shumë insekte. Nga rizoma dalin rrënjëza dhe stolone, por edhe një aromë e fuqishme së cilës nuk i bën ballë dot asnjë mace, prandaj edhe njihet si bari i maces.

    Vendbanimi: bima rritet në rajonin euroaziatik. Kultivohet në shumë pjesë të Evropës, në Rusi dhe në SHBA.

    Historia: disa autorë thonë se emri i gjinisë buron nga Valeriusi, i cili qe i pari që përdori rrënjën e bimës, ose nga emri latinvalere, që do të thotë ‘’shëndet “ ose ‘’mirëqenie “. Emri ‘’valeriana “ për herë të parë është përdorur në shekullin 9-të dhe të 10-të, ndërsa në shekullin e 11-të përmendet për herë të parë në literaturën e barnave bimore. Efektet shëruese të valerianës i dinin si grekët antikë, ashtu edhe romakët. Në shekullin e 16-të përdorej për qetësim, për dhimbjet e kokës dhe për palpitacionet. Në shekullin e 19-të trajtohej si stimulans dhe mendohej se shkakton po ato gjendje për të cilat përdohej më parë. Gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore u kthye në skenën terapeutike duke iu shërbyer anglezëve si mjet për uljen e stresit gjatë sulmeve ajrore.

    Përdorimi: rrënja e valerianës përdoret si çaj ose si dekokt, si tinkturë ose si ekstrakt. Tradicionalisht rrënja përdoret për gjendjet histerike, për shqetësimin dhe për migrenën. Shpeshherë përdoret si alternativë e lehtë e qetësuesve sintetikë, për përmirësimin e gjendjeve siç janë tensioni nervor dhe vështirësia për të fjetur si pasojë e ankthit. 

    Bibliografia:

    • • Upton, Roy. American Herbal Pharmacopeia and therapeutic compendium:Valerian root. AHP 1999.
    • • Valerian, Fact Sheet for Health Professionals. NIH Office of Dietary supplements, 2013
    • • Joanne Barnes, Linda A Anderson and J David Phillipson.Herbal Medicines, third edition. Pharmaceutical Press 2007.
    • • WHO monographs on selected medicinal plants Volume 1: Radix Valerianae.Geneva: World Health Organization 1999.