Çajrat e gjelbra
Konsumimi është pasqyrë e stilit të jetës e cila zbulon dëshirën për të hulumtuar aromat dhe shijet e varianteve të pafund. Kjo traditë fisnike është interpretuar me kreativitet në çajrat e gjelbra dhe të zeza të brendit Good Nature të ‘’Alkaloid“ SH.A.
Fjala ‘’çaj“, pa ndonjë ndajshtim tjetër ose me njdashtimin e vendit të prejardhjes (kinez, rus, indian, Cejloni) nënkupton gjethet ose sythat e gjetheve të marra nga shkurrja Thea sinensis, përkatësisht Camellia sinensis. Shumë pak njerëz e dinë se në fakt çaji i gjelbër dhe ai zi janë në fakt gjethe nga e njëjta bimë, Camellia sinensis, ndërsa dallohen mes veti nga mënyra e përpunimit.
Gjethet e sapombledhura së pari lihen të vyshken, pastaj përpunohen, pra përlyhen, me ç’rast gjethet thyhen. Lëngu që del nga qelizat lidhet me oksigjenin e ajrit dhe kështu ndodh procesi i fermentimit. Gjatë këtij procesi prodhohen edhe vajrat eterike që kanë një rëndësi shumë të madhe për aromën e vet çajit. Në këtë mënyrë fitohet çaji i zi.
Ndryshe nga çaji i zi, çaji i gjelbër është çaj i pafermentuar. Menjëherë pas vjeljes gjethet i nënshtrohen përpunimit me avull uji dhe kjo pengon fermentimin, duke ruajtur ngjyrën e gjelbër të gjetheve. Pikërisht për shkak të kësaj mënyre të përpunimit, ky çaj ruan një numër të madh bashkëdyzimesh aktive dhe ka veti shumë më të forta se çaji i zi.