Uvemiks

    Çaji është përzierje e gjethes së rrushit të arushës, herniares, këputjes së arës (bargjanit), gjethes së mështeknës, rrënjës së thumbit të lepurit dhe frutës së trëndafilit të egër.

    Gjethja e rrushit të arushës mbështet funksionin normal të sistemit urinar. Duke mbështetur funksionin ekskretues të veshkave, normalizon rrjedhjen e urinës. Këputja e arave (bargjani) dhe gjethja e mështeknës ndihmojnë eliminimin e ujit përmes veshkave dhe traktit urinar. Rrënja e thumbit të lepurit dhe fruta e trëndafilit të egër kontribuojnë për funksionin normal të veshkave dhe fshikëzës së urinës.

    Ju lutemi që para përdorimit të lexoni patjetër fletëudhëzimin për përdorimin e çajit që ndodhet në ambalazh, ndërsa për informacione shtesë konsultohuni me mjekun tuaj ose me farmacistin.

    Mund të gjendet në qeska filtri – 20 х 1,5 g.