Mëllaga e bardhë
Në qershor dhe në korrik mëllaga e bardhë bën lule ngjyrë rozë në të bardhë. Lulet e bardha janë joshëse, megjithatë është rrënja e bimës ajo që përmban më shumë materie jargëzore, prandaj edhe çaji përgatitet nga aty.
Ndryshe nga çajrat e tjera, rrënja e mëllagës së bardhë përgatitet e ftohtë ose me ujë të vakët. Mbi një lugë e vockël nga rrënja e mëllagës së bardhë derdhet 150 ml ujë i vakët ose i ftohtë. Lihet ashtu 30 minuta duke e përzier hërepashere dhe pastaj kullohet. Kështu i përgatitur, çaji pihet gllënjkë pas gllënjke, 2-3 herë në ditë.
Çdo pako përmban 50 g rrënjë mëllage të bardhë.