Kush jemi ne?
Kush jemi ne?
Rrëfimi për ‘’Alkaloidin“ tregohet më shumë se 80 vjet, si një nga kompanitë më të sukseshme në Maqedoninë e Veriut nga shumë aspekte dhe si pjesë e pandashme e mozaikut ekonomik të vendit.
Si pjesë e ‘’Alkaloid“ SHA është qendra e profitit Kimia, Kozmetika dhe Bimëtaria, me një paletë të begatë produktesh për një përdorim të gjerë. Fokusi i qendrës së profitit janë produktet me cilësi të lartë, ndërtimii marrëdhënieve të mira me konsumatorët dhe furnizuesit, promovimi dhe shitja në tregjet e përhershme, por edhe përvetësimi i tregjeve të reja.
Departamenti Bimëtari prodhon një spektër të gjerë çajrash të brendit Good Nature, ushqime të shëndetshme të brendit Good Nature Energy, erëza dhe zarzavat të tharë Grini, shtesën e ushqimi të’’Zaçinall “, kripë gatimi dhe produkte të tjera.
Cilat janë veprimtaritë tona?
PËRPUNIMI I LËNDËVE TË PARA NGA BIMËT
Rrënjët, gjethet, frutat, fara... të gjitha këto na mundësojnë prodhimin e e paletës së gjerë të materialeve bimore në një mjedis të kontrolluar me shumë kujdes.
ZHVILLIMI I PRODUKTEVE TË REJA
Shkathësia e çdo prodhuesi çajrash qëndron te mjeshtëria e gjetjes së shijeve, përzgjedhja e një a më shumë bimëve dhe te formimi i shijeve të harmonizuara, duke ruajtur njëkohësisht veçantinë e secilës prej tyre. Vlerësimi i rreptë i shijes siguron mendimin e mirë të konsumatorëve për produktet tona.
Duke pasur në mend konsuminin e ushqimit të shëndetshëm, sfida e re e Bimëtarisë janë pikërisht këto produkte: frutat e thara, frutat bërthamore, musli – përzierja e drithërave – etj. Shijet e reja të ushqimit të shëndetshëm do të dalin nga dijet tona për vlerat ushqyese të këtij ushqimi dhe ne do t’i ndajmë me të gjithë ata që i zgjedhin ato. Ideja jonë është të bashkojnë të bukurën me të dobishmen, dhe kjo të paketohet në produkt cilësor të brendit Good Nature.
KONTROLLI I CILËSISË
Cilësia e të gjitha lëndëve të para, materialeve ambalazhuese si dhe i produkteve të gatshme sigurohet përmes kontrollit që bën laboratori ynë i pajisur më së miri. Qëllimi ynë më i rëndësishëm është sigurimi i prudukteve të cilësisë së lartë. Ndjekja e të gjitha produkteve bëhet duke nisur nga zhvillimi i tyre, te pranimi i lëndëve të para hyrëse dhe materialet e tjera, e deri te produktet e gatshme në tregjet e konsumit të gjerë.
ÇERTIFIKATAT QË VËRTETOJNË CILËSINË E PUNËS SONË DHE TË PRODUKTEVE TONA
- ISO 9001:2008
- ISO 14001:2004
- FSSC 22000
- HACCP
- HALAL
- ORGANIC EU 2092/91
- ORGANIC USDA-NOP
- ORGANIC JAS
- Prodhimtaria organike MK-rregullativat