Belushi (boronica e kuqe)
Vaccinium macrocarpon
Familja: Ericaceae
Pjesët që përdoren: fruti
Përshkrimi botanik:boronica e kuqe është shkurre që mund të arrijë lartësi deri 4 metra. Ka degë të drejta me gjethe të dhëmbëzuara dhe të gjataderi 5-12 cm. Lulet kanë formë mburoje me ngjyrë rozë të zbehtë. Së pari çelin lulet në qershor dhe korrik, e më pas shfaqen kokrrat e kuqe.
Vendbanimi:boronica e kuqe rritet në vende me diell dhe në vende të lagështa të rajoneve të ftohta të hemisferës veriore.
Historia: boronica e kuqe është bimë indigjene e Amerikës Veriore, atje ku edhe kultivohet për qëllime komerciale. Që nga indianët është përdorur si ushqim, si ngjyrë për tekstilet dhe si ilaç.Evropianët e kthyen në produkt tregtie. Për herë të parë u kultivua me sukses në fillim të shekullit të 19-të, dhe që atëherë është rritur përdorimi i saj. Kanadaja dhe SHBA-të së bashku prodhojnë pothuajse 90 % të sasisë në nivel botëror.
Përdorimi: lëngu i boronicës së kuqe dhe çaji nga fruti i saj kanë një histori të gjatë përdorimi për mjekimin ose për parandalimin e infeksioneve të traktit urinar.
Bibliografia:
- • Joanne Barnes, Linda A Anderson and J David Phillipson. Herbal Medicines, third edition. Pharmaceutical Press 2007.
- • Neto CC, Vinson JA. Cranberry. Herbal Medicine: Biomolecular and Clinical Aspects. 2nd edition. CRC Press 2011.
- • Ghazala Shaheenet all. Monograph of Vacciniummacrocarpon. Journal of Medicinal Plants Research Vol. 5, 2011.