123

    Rrënjë nga luleradhiqja

    Taraxacum officinale Weber ex Wigg.

    Familja:Asteraceae

    Pjesët që përdoren:rrënja dhe gjethja

    Përshkrimi botanik:luleradhiqja ka rrënjë të drejtë dhe të zgjatur. Gjethet i ka të dhëmbëzuara dhe formojnë rozetë nga e cila ngrihet të paktën një kërcell i zbrazët i gjatë nga 6 deri30cm. Secili kërcell çdo pranverë mban nga një lule të verdhë si ar. Lulet rrinë gjithmonë të kthyera nga dielli dhe ndjekin rrugëtimin e tij, që nga lindja deri në përendimin e tij, kur edhe mbyllen. Pas lulëzimit, formohen topthat e famshëm të cilët të gjithë kishim qejf t’i frynim kur ishim të vegjël. 

    Vendbanimi:prejardhja e saj është hemisfera veriore, ndonëse lloje të caktuara rriten në Kinë dhe gadishullin korean. Ndonëse përdoret si sallatë e shijshme, kopshtarët e marrin si dëmtues dhe e shkulin nga të mbjellat.

    Historia:në librin‘’De materia medica’’, Dioskoridi ka përdorur emra të greqishtes së vjetër për bimët, megjithatë sipas përshkrimit, ka gjasë ai të ketë qenë i pari që ka regjistruar vetitë shëruese të luleradhiqes. Rrënjën e ka rekomanduar për mëlçinë e zezë,  ndërsa gjethet i ka quajtur diuretikë të fortë dhe stimulues të oreksit. 

    Me një emër të ngjashëm për herë të parë përmendet në librat mjekësore të mjekëve arabë, nën emrinTarakhshagun. Në shekullin e 11-të Avicena e quajtiTaraxacon. Mendimet për prejardhjen e gjinisëTaraxacumgjithsesi janë të ndara. Disa burime thonë se vjen nga fjala greketaraxis, që do të thotë ‘’përziej“, ndërsa burime të tjera thonë se emri latin buron nga fjala arabe ‘’që mund të hahet“.

    Përdorimi: luleradhiqja përdoret si ushqim– në sallata dhe supa. Ngjashëm me cikorenë, rrënja e saj përdoret si zëvendësim për kafenë. Zakonisht përdoret si tinkturë/dekokt ose si çaj, i përgatitur nga rrënja e tharë ose nga gjethet e bimës. Rrënja dhe pjesa mbitokësore kanë veti diuretike dhe rritin prodhimin e urinës. Komisioni gjerman ‘’Е“ rrënjën dhe pjesën mbitokësore të luleradhiqes i rekomandon për përmirësimin e oreksit dhe te çrregullimet e rrugëve biliare dhe të organeve të tretjes.

    Bibliografia:

    • • C. F. Leyel.Cinquefoil, herbs to quicken the five senses. Health Research, 2007.
    • • Joanne Barnes, Linda A Anderson and J David Phillipson.Herbal Medicines, third edition. Pharmaceutical Press 2007.
    • • WHO monographs on selected medicinal plants Volume 3:Radix cum HerbaTaraxaci.Geneva: World Health Organization2007.
    • • Community herbal monograph on Taraxacumofficinale Weber ex Wigg., radix cum herba,EMA/HMPC, 2009.
    • • Eric Yarnell and Kathy Abascal. Dandelion (Taraxacumofficinale and T mongolicum). Integrative Medicine Vol. 8, 2009.