123

    Rozmarina

    Rosmarinus officinalis L.

    Familja: Lamiaceae

    Pjesët që përdoren: gjethja

    Përshkrimi botanik: rozmarina është shkurre halore që rritet deri në 2 metra. Ka gjethe të zgjatura me ngjyrë të gjelbër nga lart dhe me nuancë gri nga poshtë. Lulet e saj rrallëherë mund të jenë ngjyrë trëndafili, po zakonisht janë të kaltra ose të bardha.

    Vendbanimi: rritet natyrshëm në Mesdhe, por kultivohet edhe në disa vende evropiane dhe në SHBA. 

    Historia: në Greqinë dhe Romën antike rozmarina quhejbima e kujtesës, simbol i dashurisë dhe i vdekjes njëkohësisht. Emri vjen nga fjala latinerosmaris, që e përkthyer nga latinishtja do të thotë ‘’ trëndafil deti“. Nxënësit në Greqinë antike besonin se do të  përforconin kujtesën e tyre nëse mbanin degëza rozmarine në flokët e tyre. Në atë kohë besohej se degëzat e rozmarinës nën jastëk mbronin nga ëndrrat e këqija.

    Përdorimi: rozmarina ruan një vend të rëndësishëm në gastronomi. Ajo iu shtohet ushqimeve për të lehtësuar tretjen. Po për këto qëllime përdoret edhe si çaj. Banjat e ngrohta me rozmarinë ndihmojnë për dhimbjet muskulore të lehta, për dhimbjet e kyçeve dhe për çrregullimet e qarkullimit periferik.

    Bibliografia:

    • • Joanne Barnes, Linda A Anderson and J David Phillipson.Herbal Medicines. Pharmaceutical Press, 2007.
    • • Community herbal monograph on Rosmarinusofficinalis L., folium.EMA/HMPC, 2010.
    • • Jeanne D’Andrea. Ancient Herbs in the J. Paul Getty Museum Gardens. Second printing. Malibu, California: The J. Paul Getty Museum, 1982.