Murrizi
Crataegusspp.
Familja: Rosaceae
Pjesët që përdoren: gjethja, lulet dhe fruta
Përshkrimi botanik: kjo shkurre me gjemba, që rritet deri në 4 metra lartësi, ka degë që ndërthuren si rrjeta të gërshetuara. Bima është gjetherënëse, me lule të buta me ngjyrë të bardhë në rozë të zbehtë. Ngjyrën e kuqe frutat e marrin në vjeshtë.
Vendbanimi: rritet në zona me klimë të mesme në hemisferën veriore.
Historia: janë të ndara mendimet për prejardhjen e emrit. Disa mendojnë se emri i gjinisë Crategus buron nga fjala grekekratios, që do të thotë „fuqishëm“ dhe i referohet fortësisë së drurit. Të tjerë mendojnë se nga fjalakratos, që do të thotë ‘’ ka qenë gjithmonë aty “. Besohet se kurora me gjemba e Jezusit është bërë nga degët e murrizit. Ka anale që sugjerojnë se përdorimi i murrizit si ilaç për sëmundjet e zemrës daton që nga viti 1600. Për qëllime mjekësore e kanë përdorur edhe personazhe historike si për shembullmbreti Henri IV i Britanisë.
Përdorimi:tradicionalisht shkurrja përdoret për rregullimin e punës së zemrës, për dobësinë e zemrës, te hipertensioni dhe për përmirësimin e qarkullimit.
Bibliografia:
- • Joanne Barnes, Linda A Anderson and J David Phillipson. Herbal Medicines, third edition. Pharmaceutical Press 2007.
- • Upton, Roy. American Herbal Pharmacopeia and therapeutic compendium: Hawthorn berry. AHP 1999.
- • WHO Monographs on Selected Medicinal Plants - Volume 2: Folium cum Flore Crataegi. Geneva: World Health Organization 2004.