123

    Kopra

    Foeniculum vulgarе Mill.

    Familja: Apiaceae (Umbelliferae)

    Pjesët që përdoren: fruta

    Përshkrimi botanik: bima rritet nga 1 deri 3 metra. Kërcelli i degëzuar mban shumë gjethe të holla. Lulet everdha të vogla ndërtojnë tufa që i ngjajnë mburojës. 

    Vendbanimi:prejardhjen e ka nga Mesdheu. Kultivohet në Evropë, Azi dhe në vende me klimë të mesme – në Afrikë dhe Amerikën Jugore. 

    Historia: egjiptasit e vjetër, grekët dhe romakët frutat aromatike të bimës i përdornin si ushqim. Atletët grekë hanin farën e koprës gjatë stërvitjeve të tyre për të rregulluar peshën trupore. Sipas mitologjisë, Prometheu gjatë garave me Zeusin mori një copë thëngjill dhe e hodhi në kërcellin e zbrazët të koprës. Besonin se aty burojnë të gjitha vetitë e koprës. Në Kinë merrej si bar kundër kafshimit të gjarprit. 

    Përdorimi: tradicionalisht fara e koprës përdoret te çrregullimet e tretjes, ngërçet e stomakut, fryrja dhe gazrat. Për këto indikacione përdoret veçanërisht te fëmijët. Te kolla me këlbazë përdoret për të lehtësuar largimin e saj. 

    Varieteti i koprës nga Firenca (Foeniculumvulgare var. azoricum) në bazën e kërcellin formon një zgjerim në formë dardhe që përdoret si ushqim.

    Kopra e ëmbël (Foeniculum vulgare var. dulce) është varieti me shije ëmbëloshe të veçantë dhe që përdoret te kolikat e foshnjave dhe fëmijëve.

    Bibliografia:

    • • Foeniculumvulgare miller subsp. Vulgarevardulce (Miller) Thelung, Fructus fennel fruit, sweet. HMPC Assessment Report Summary for the Public. EMA/HMPC 2008.
    • • Jeanne D’Andrea. Ancient Herbs in the J. Paul Getty Museum Gardens. Second printing. Malibu California: The J. Paul Getty Museum, 1982.
    • • WHO monographs on selected medicinal plants Volume 3: Fructusfoeniculi.Geneva: World Health Organization 2007.
    • • Prof Dr Ali Esmail Al-Snafi. The chemical constituents and pharmacological effects of Foeniculumvulgare  - A review. IOSR Journal Of Pharmacy, 2018.