Kamomili
Matricaria recutita L. (syn. M. chamomilla L.)
Familja: Asteraceae
Pjesët që përdoren: lulja
Përshkrimi botanik: bimë barishtore që rritet 10-30 cm, me kërcej të drejtë dhe fleksibilë. Lulet me të cilat dallohet lehtësisht kanë petale të bardha me tendencë të kthehen drejt tokës, duke theksuar bërthamën e verdhë në mes. Nëse lulen e ndani përgjysmë, do të vini re një zbrazëti në brendësi. Kështu kamomili dallohet nga bimët e tjera të ngjashme.
Vendbanimi: prejardhjen e ka nga Evropa Jugore dhe Lindore dhe Azia Perëndimore. Tashmë mund të gjendet edhe në Australi, në Amerikën Veriore e Jugore. Kultivohet kryesisht për qëllime industriale.
Historia: në thesarin mesdhetar kamomili ndodhet që para 2000 vjetësh. Emri vjen nga fjala grekekhamai që do të thotë‘’në tokë “ dhemelonqë do të thotë ‘’mollë“. Dioskoridi (themeluesi i farmakogenizisë)çajin e kamomilit e rekomandonte për zbutjen e kolikave të stomakut dhe të nervave, po edhe për veshkët, mëlçinë, ndonëse fitoterapia e sotme nuk mbështet përdorimin e fundit.
Përdorimi: zakonisht kamomili përdoret në formë çaji. Përdoret për tretjen e çrregulluar, për fryrjen e stomakut si dhe për gazrat. Përdorimi i jashtëm bëhet përmes kompresave ose si preparat kozmetik, si dhe te ndezjet dhe irritimet e lëkurës, siç janë thumbimet nga insektet, ngrirjet, cikatrikset dhe djegiet. Si mjet për shpëlarje përdoret për ndezjet e zonës urogjenitale.
Bibliografia:
- • Moumita Das. Chamomile: Medicinal, Biochemical, and Agricultural Aspects. CRC Press, 2014.
- • WHO monographs on selected medicinal plants,Volume 1: FlosChamomillae.Geneva: World Health Organization, 1999.
- • European Union herbal monograph on Matricariarecutita L., flos.EMA/HMPC, 2015.
- • Jeanne D’Andrea. Ancient Herbs in the J. Paul Getty Museum Gardens. Second printing. Malibu, California: The J. Paul Getty Museum, 1982.