POLITIKA E PRIVATËSISË
Rregullat e përdorimit
ALKALOID SHA SHKUP ju falënderon për interesin tuaj për produktet tona dhe për vizitën tuaj te faqja e internetit, si dhe për komunikimin tuaj me ne përmes postës elektronike.
Duke vizituar faqen e internetit të brendit GOOD NATURE, ju pranoni të gjitha kushtet dhe kufizimet që janë konfirmuar më poshtë dhe jeni dakord se do të veproni në përputhje me to dhe në përputhje me rregullat ligjore në fuqi.
Informacionet e kësaj faqeje interneti, të cilat kanë karakter publik, kanë qëllim të informojnë, prandaj nuk mund të merren si ofertë publike ose nxitje për të blerë produkte, shërbime ose aksione të ALKALOID SHA Shkup ose të shoqërive të tjera që lidhen me të, e as të shërbejnë si bazë për të sjellë vendime (përfshirë edhe investim) nga faqja e partnerëve dhe klientëve të ALKALOID SHA Shkup.
Përkundër faktit se ALKALOID SHA Shkup bën të gjitha përpjekjet që të rifreskojë në kohë informacionet e dhëna në këtë faqe interneti, si dhe të eliminojë gabimet teknike dhe faktike që mund të shfaqen herëpashere, ALKALOID SHA Shkup nuk garanton dhe nuk jep pohime (të shprehura ose të nënkuptuara) sa i takon saktësisë, plotësisë dhe relevancës së ndonjë informacioni të kësaj faqeje interneti dhe refuzon çdo përgjegjësi për përdorimin e kësaj faqeje ose të ndonjë faqeje e cila lidhet me vegëzën që ndodhet në këtë faqe interneti.
ALKALOID SHA Shkup ruan të drejtën të ndryshojë përmbajtjen dhe ekzekutimin e kësaj faqeje GOOD NATURE, si dhe të suspendojë ose të ndërpresë punën e saj në çfarëdo kohë pa lajmërim paraprak.
Perceptimi për informacionet që ndodhet në këtë faqe interneti mund të varen nga shumë faktorë, përfshirë ata shkencorë, afaristë, ekonomikë dhe financiarë. Duke pasur këtë parasysh, vizitori i kësaj faqeje interneti duhet të jetë i vetëdijshëm për rreziqet që lidhen me përftimin dhe interpretimin e gabuar të informacioneve që ndodhet në të. Vizitori pajtohet se aksesi dhe përdorimi i kësaj faqeje interneti, si dhe i çdo faqeje interneti përmes vegëzës që ndodhet në këtë faqe interneti, përfshirë edhe përmbajtjen sa tyre, është në rrezikun e tij/saj. ALKALOID SHA Shkup dhe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në krijimin, realizimin dhe mirëmbajtjen e kësaj faqeje interneti dhe vegëza që ndodhet në këtë faqe interneti deri te vizitori, nuk do të mbajnë përgjegjësi për çfarëdo dëmi direkt, të paqëllimshëm, kauzal ose të dënueshëm që ju është bërë juve, pajisjes suaj kompjuterike ose ndonjë prone tjetër ose ndonjë pale të tretë për shkak të aksesit, përdorimit ose pamundësisë për të përdorur këtë faqe interneti ose faqe tjetër që lidhet me këtë faqe interneti dhe për çfarëdo gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje interneti.
Të gjitha vegëzat për te faqet e personave të tretë te të cilat futeni përmes faqes sonë janë dhënë vetëm për komoditetin e vizitorëve. ALKALOID SHA Shkup në asnjë rast nuk jep garanci sa i takon saktësisë ose karakteristikave të tjera të përmbajtjes së faqeve të internetit të personave të tretë që janë dhënë përmes vegëzava, e as do të mbajë përgjegjësi për informacionet që janë të dhëna në to dhe për pasojat nga përdorimi eventual. ALKALOID SHA Shkup nuk është përgjegjës për politikat e privatësisë ose për praktikat e faqeve të tjera të internetit. Nëse ju futeni në këto faqe përmes faqes sonë të internetit, duhet të shqyrtoni politikat e privatësisë të këtyre faqeve të internetit për të kuptuar se në ç’mënyrë i mbledhin, përdornin dhe (shpër)ndajnë informacionet tuaja.
Kjo faqe internet përmban material, përfshirë tekst, fotografi, filma, datotekë PD, imazhe dhe zë, të cilët mbrohen me të drejtat e autorit dhe/ose me të drejtat e tjera të pronës intelektuale. Të gjitha të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të pronës intelektuale në këtë material janë pronë e ALKALOID SHA Shkup ose janë të licencuara nga pronarët e këtyre të drejtave të ALKALOID SH Shkup, që të mund të përdoren si pjesë e kësaj faqeje interneti. Kjofaqe interneti përmban edhe marka tregtare që përdoren në këtë faqe të cilat i takojnë ALKALOID SHA Shkup.
Kjo faqe interneti si dhe informacionet që i përmban ose që përmenden në të janë vetëm për qëllime informative. Ndalohet çfarëdo riprodhimi, bartjeje, kopjimi, shumëzimi dhe përdorimi i këtyre informacioneve, imazheve, informacioneve auditive të prezantuara në këtë faqe interneti si dhe vegëzat për te to, pa pëlqimin paraprak me shkrim nga ALKALOID SHA Shkup. Kërkesa për të përdorur informacionet e kësaj faqeje duhet të dorëzohet tek administratori i kësaj faqeje interneti të ALKALOID SHA Shkup.
POLITIKA E PRIVATËSISË
ALKALOID SHA Shkup i kushton vëmendje të madhe mbrojtjes së të dhënave personale në të gjitha proceset e tij afariste, duke zbatuar standardet e përcaktuara me rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, konkretisht me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale e Republikës së Maqedonisë së Veriut (G. Zyrtare e RMV-së nr.42 data 16.02.2020). Kjo politikë për privatësi ka qëllim të sqarojë mënyrën e përpunimit të të dhënave personale të vizitorëve të faqes sonë të internetit.
I. QËLLIMI I MBLEDHJES SË TË DHËNAVE PERSONALE
Ne respektojmë privatësinë tuaj dhe për këtë qëllim mbledhim, përpunojmë dhe ruajmë të dhëna personale në mënyrë të drejtë dhe ligjore, ekskluzivisht mbi baza ligjore valide. Ne i ndërmarrim të gjitha masat për mbrojtjen e tyre në përputhje me rregullat ligjore në fuqi.
Qëllimi konkret dhe metodat e përpunimit të të dhënave personale varen nga qëllimi për të cilin mblidhen. Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave personale janë të drejtë, transparentë dhe të ligjshëm dhe kufizohen vetëm tek ato të dhëna që janë të domosdoshme për qëllimin për të cilin janë mbledhur.
Të dhënat e mbledhura mund të përpunohen për këtë qëllime:
• për t’ju furnizuar me informacione për produktet dhe shërbimet tona që ju kërkoni,
• për t’ju mundësuar të përdorni faqen tonë dhe rubrikat e saj
• për qëllime të tjera që ju keni kërkuar ose jeni dakorduar, përveç nësa ligji e parashikon ndryshe,
• për diagnostikimin e problemeve të serverit dhe të administrimit të faqes së internetit,
• për qëllime statistikore dhe për të identifikuar interesat e përdoruesve të faqes së internetit (shihni pjesën për kukit).
II. TË DHËNAT PERSONALE QË MBLIDHEN
Ju mund ta përdorni këtë faqe pa dhënë të dhënat tuaja personale. Nuk ju kërkohet të jepni të dhënat tuaja personale si kusht për të përdorur këtë faqe, përveç nëse nuk i dorëzoni informacionet për ndonjë qëllim të caktuar.
Kur ju vizitoni faqen tonë të internetit, ju lutemi të keni parasysh se, për qëllime statistikore dhe për identifikimin e interesave të përdoruesve të faqes së internetit, ne mbledhim këto të dhëna: emrin e furnizuesit tuaj të internetit, faqen e internetit që keni përdorur për t’u lidhur me faqen tonë, faqet që vizitoni nga faqja jonë dhe adresën tuaj IP.
Si i mbledhim të dhënat tuaja personale:
Tërthorazi, duke na i furnizuar ju, kur vizitoni faqen tonë.
• Lloji i të dhënave personale që mblidhen: adresa juaj IP.
Të furnizuara nga ju drejtpërdrejt, kur komunikoni përmes faqes sonë të internetit:
• Lloji i të dhënave personale: emri dhe mbiemri, adresa e postës elektronike dhe informacione të tjera që i ndani vullnetarisht me ne.
• Këto të dhëna mblidhen kur:
• na kontaktoni në postën tonë elektronike: [email protected]
• dhe në situata të tjera të ngjashme, kur në mënyrë aktive dhe vullnetare na furnizoni me të dhënat tuaja.
Përmes kukive – shihni pjesën VI.
III. RUAJTJA E TË DHËNAVE TUAJA PERSONALE
Të dhënat tuaja personale ruhen në serverë që janë nën kontrollin tonë dhe ata ofrojnë nivel përkatës të sigurisë së të dhënave personale, përfshirë mbrojtjen nga përpunimi i paautorizuar dhe i paligjshëm, nga humbja, shkatërrimi ose dëmtimi i tyre.
Të dhënat tuaja personale mund t’iu zbulohen personale të tretë (”partnerëve” tanë) për të siguruar funksionalitetin e faqes së internetit dhe karakteristikave të saj, konkretisht furnizuesve tanë të shërbimeve IT për mirëmbajtjen e faqeve të internetit, serverëve dhe konsulentëve të tjerë që do të ngarkoheshin për të menaxhuar faqen e internetit dhe karakteristikat e saj.
ALKALOID SHA Shkup ka nënshkruar kontrata përkatëse me këta partnerë, të cilët garantojnë se veprojnë në përputhje me rregullat në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
IV. SI I MBROJNË TË DHËNAT TUAJA PERSONALE
ALKALOID SHA Shkup i ndërmerr të gjitha masat e përcaktuara tehnike dhe organizative për të siguruar fshehtësi dhe mbrojtje gjatë përpunimit të të dhënave personale që disponon, për të parandaluar aksesin e paautorizuar, zbulimin e paautorizuar ose keqpërdorimin eventual të të dhënave. Punonjësit tanë detyrohen t’iu përmbahen politikave tona të brendshme për mbrojtjen e të dhënave, kurse partnerët tanë afaristë detyrohen me marrëveshje për përpunimin e të dhënave, në përputhje me rregullativat në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
As ALKALOID SHA Shkup, as partneri nuk do t’ia lënë në asnjë formë të dhënat tuaja personale ndonjë pale të tretë, përveç nëse kemi marrë pëlqimin tuaj, ose nëse na detyron ligji të bëjmë atë.
V. SA KOHË I RUAJMË TË DHËNAT TUAJA
Të dhënat personale i mbajmë për aq kohë sa duhet për të përmbushur qëllimin për të cilin janë mbledhur ose derisa ju nuk e tërhiqni pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave, ose derisa është e nevojshme për përputhje me rregullativat ligjore aplikative.
VI. PËRDORIMI I SKEDARËVE KUKI (Cookies)
Për të kuptuar mënyrën se si vizitorët tanë e përdorin faqen tonë të internetit dhe për t’iu siguruar përvojë më cilësore, ne mund të mbledhim disa nga të dhënat tuaja përmes veglës speciale që quhet skedarë kuki (cookies).
Kukit janë skedarë të vegjël të dhënash që vendosen në kompjutrin ose në pajisjen mobile kur ju vizitoni ndonjë faqe interneti. Kukit (cookies) përdoren për shumë qëllime, si p.sh.: për të lehtësuar funksionimin e faqes së internetit, ose për të mbajtur mend aktivitetet ose preferencat, për të siguruar përmbajtje të personalizuar/përshtatur të faqes së internetit dhe për të treguar historinë e kërkimit të faqes.
Kukit dallohen sipas këtyre karakteristikave:
- Kuki të përkohshme të cilat fshihen automatikisht kur mbyllni kërkuesin e internetit, ose kuki të përhershme, të cilat ngelen në kërkuesin tuaj derisa kalon një periudhë e caktuar (disa minuta, ditë ose më shumë),
- Kuki të palës së parë (të caktuara nga pronari i faqes) ose të ndonjë pale të tretë (të caktuara nga ndonjë partner i jashtëm për përmirësimin e funksionalitetit të faqes).
Në këtë faqe interneti përdorim kuki (cookies) për këtë arsye:
- Për funksionimin teknik të faqes së internetit;
- Për të mbledhur të dhëna statistikore përmbledhëse dhe anonime;
- Për të mbajtur mend preferencat tuaja se si të prezantohet faqja kur ju futeni tek ajo;
- Për të mbajtur mend/për t’u kujtuar nëse jeni dakord (ose jo) me përdorimin e kukive (cookies) të kësaj faqeje interneti.
Cilat kuki përdorim?
Në përdorim kukit e mëposhtme:
- 1. Kuki të domosdoshme, të cilat kërkohen që faqja të punojë si duhet. Pa përdorimin e këtyre kukive, mund të ulet funksionaliteti i kësaj faqeje.
- 2. Kuki funksionale, të cilat mbajnë mend zgjedhjet e përdoruesit dhe kanë për qëllim të përmirësojnë përdorimin e mëtejshëm të faqes.. Kukit funksionale që përdorim janë:
Kuki | Kohëzgjatja | Qëllimi dhe përmbajtja |
---|---|---|
WHGCOOKIECONSENT | 12 muaj | Ruan zgjedhjen tuaj për të pranuar ose për të refuzuar përdorimin e kukive analitike. |
3. Kuki për analitikë, të cilat përdoren për analizën e faqes së internetit dhe për qëlime marketingu. Këto kuki mbledhin informacione përmbledhëse për të na ndihmuar të kuptojmë si përdoren faqet tona ose sa janë efektive fushatat tona të marketingut, ose për të na ndihmuar në vendosjen e faqeve dhe aplikacioneve tona, e gjitha me qëllimin për të përmirësuar përdorimin tuaj të faqes sonë.
SI MUND T’I KONTROLLOJ KUKIT?
Ju mund t’i pranoni ose t’i refuzoni kukit, varësisht nga dëshira juaj. Për më shumë detale, shihni aboutcookies.org. Mund t’i fshini të gjitha kukit që keni në pajisjen tuaj dhe mund t’i kurdisni gati të gjithë shfletuesit e internetit ashtu që ata të mos pranoni vendosjen e tyre. Nëse bëni këtë, ndoshta do të duhet të përshtatni në mënyrë manuale disa nga preferencat sa herë që vizitoni faqen tonë, madje disa shërbime dhe funksione mund të mos punojnë.
Ne i përdorim kukit analitike vetëm me pëlqimin tuaj. Që me qasjen (e parë) në këtë faqe, do të shfaqet një banderolë e cila do të kërkojë pëlqimin tuaj për kukit analitike. Nëse shtypni butonin “Pranoj” në banderolë ose nëse shtypni “Aktivizo” në sektorin “Lista e kukive analitike të përdorura”, kjo do të merret si pëlqimi juaj për përdorimin e kukive analitike të prezantuara më sipër, dhe ne do t’i vendosim ato në pajisjen tuaj. Pas skandencës së kohëzgjatjes së kukive, ose nëse keni çaktivizuar kukit në seksionin e “Lista e kukive analitike të përdorura”, banderola do të rishfaqet dhe do të kërkojë pëlqimin tuaj për 12 mujajt e ardhshëm, që nga momenti kur keni çaktivizuar kukit.
Banderola nuk do të shfaqet më përderisa kukit janë aktive. Nëse në cilëndo kohë ju ndërroni mendje dhe doni të hiqni dorë nga përdorimi i kukive analitike, ju lutemi shtypni “Çaktivizo” në seksionin “Lista e kukive analitike”. Nëse ju duhet ndihma jonë, na shkruani në postën tonë elektronike [email protected]
VII SA SHPESH E RIFRESKOJMË POLITIKËN E PRIVATËSISË?
Rregullat e përdorimit, politika e privatësisë (përfshirë pjesën për kukit) mund të ndryshohen në çdo kohë, pa paralajmërim paraprak. Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi sapo të publikohen në këtë faqe interneti. Përdoruesve të faqes së internetit iu rekomandojmë që t’i kontrollojnë rregullisht politikën e privatësisë dhe kushtet e përdorimit të saj, për të qenë të informuar me ndryshimet më të reja.
Data në fund të deklaratës për përdorimin e kukive tregon versionin e fundit.
VIII TË DREJTAT E PËRDORUESVE
Në lidhje me përpunimin e të dhënave personale në faqen tonë të internetit, ju keni të drejtat në vijim:
• nëse të dhënat janë mbledhur me pëlqimin që na keni dhënë, ju keni të drejtë që në çdo kohë ta tërhiqni pëlqimin tuaj, ashtu që tërheqja e pëlqimit nuk do të ndikojë mbi ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave tuaja nisur nga pëlqimi para tërheqjes së tij;
- Të drejtën të merrni informacione për të dhënat tuaja të proceduara nga ALKALOID SHA SHKUP,
- Të drejtën e aksesit të të dhënave tuaja personale,
- Të drejtën e korrigjimit ose të fshirjes së të dhënave tuaja,
- Të drejtën e restriksionit për përpunimin e të dhënave tuaja,
- Të drejtën e bartshmërisë së të dhënave tuaja,
- Të drejtën e kundërshtimit të përpunimit të të dhënave tuaja,
- Të drejtën e ankesës tek autoriteti kompetent
Për të ushtruar të drejtat tuaja ose për të marrë informacione për të drejtat tuaja sa i takon përpunimit të të dhënave personale nga ALKALOID SHA SHKUP, ju mund të kontaktoni oficerin e mbrojtjes së të dhënave përmes adresës së kontaktit: [email protected]
Data që ndodhet në fund të kësaj politike privatësie tregon versionin e saj të fundit.
IX. KONTAKTET
Të gjitha pyetjet dhe ankesat në lidhje me të dhënat tuaja personale duhet të dorëzohen në formë të shkruar te:
ALKALOID SHA Shkup
Bul. Aleksandar Makedonski 12,1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut
Data e versionit të fundit të rifreskuar: Shkup, 06.10.2020
Lista e kukive analitike të përdorura: | Kohëzgjatja | |
---|---|---|
Analiza e Google-it mbledh informacione që na lejojnë të kuptojmë ndërveprimet me faqet tona dhe, në fund fare, të analizojmë rezultatet, për t’ju shërbyer më mirë. Për më shumë infomacione rreth analizës së Google-it, shihni faqen: https://tools.google.com/dlpage/gaoptout |
|
12 muaj |