Gjethe çaji
Camellia sinensis Kuntze
Familja: Theaceae
Pjesët që përdoren: gjethja
Përshkrimi botanik:çaji është kaçubë e lartë me gjethe lëkurore të zgjatura dhe lule aromatike të bardha që ndodhen në brendësinë e gjetheve. Kur kultivohet, bima shartohet ashtu që të fitohet shkurre më e shkurtër, gjethet e së cilës mblidhen më lehtë.
Vendbanimi: çaji rritet në zonat e lagështa të Kinës. Sot kultivohet në 52 vende. Prodhuesit më të mëdhenj janë Kina dhe India.
Historia: legjenda thotë se bima çaj u zbulua rastësisht nga perandori Shen Hung në vitin 2.737 p.e.s. Perandori kishte zakonin të pinte ujë të vluar. Një ditë tek rrinte përjashtë, në ujin e vluar ra një gjetheCamellia sinensis. Nga gjethja e lagur u bë një pije e cila, sipas perandorit, i dha atij energji trupore dhe kënaqësi mendore.
Përdorimi:pijet e çajit përdoren si stimulues për shkak të pranisë së kofeinës. Çaji ka edhe polifenole që i japin atij veprim antioksidues. Konsumimi i çajit të gjelbër lidhet me nivelin e ulët të LDL-së dhe me rregullimin e presionit të gjakut. Ky efekt mendohet se vjen nga veprimi antioksidues i polifenoleve të cilat më së shumti ndodhen te çaji i gjelbër.
Bibliografia:
- • Patricia JB DeWitt.A Brief History of Tea: The Rise and Fall of the Tea Importation Act. Harvard Law School, 2000.
- • Community herbal monograph on Camellia sinensis (L.) Kuntze, non fermentatum folium, EMA/HMPC, 2013.
- • С. Кулеванова. Фармакогнозија, фитохемија и природни лековити и ароматилни суровини. Скопје: Култура, 2004.
- • C.I. Heck, E. Gonzalez de Mejia.Functional and Speciality Beverage Technology:Beauty food: nutrition to support the skin.Woodhead Publishing, 2009.
- • A.C.Liwaet al. Pharmacognosy: Fundamentals, Aplications and Strategy, Bioactive Plant Molecules, Sources and Mechanism of Action in the Treatment of Cardiovascular Disease. Academic Press, 2017.
- • AkiraMurakami. Modifying Effects of Polyphenols on Acute Colitis and Inflammation-Associated Colon Carcinogenesis. Polyphenols in Human Health and Disease, 2014.