Çaji maroken nga menta
Ky vend i mrekullueshëm njihet në botë për çajin e shkëlqyeshëm të mentës. Pak njerëz dinë se përveç nga menta, çaji bëhet edhe prej një lloji të veçantë çaji të gjelbër (Green gunpowder tea). Te ky lloj çaji secila gjethe e çajit të gjelbër mbështillet si një rrolle e vogël ose si topth. Raporti mes çajit të gjelbër dhe mentës (Menthaspicata) ndryshon dhe varet nga ai që e përgatit.
Mënyra e veçantë e përgatitjes ndikon gjithashtu te shija unike e çajit maroken nga menta. Topthat e çajit të gjelbër së parinjomen me pak ujë të nxehtë, shpëlahen e pastaj ai ujë hidhet. Pastaj përvëlohen me ujin e vluar të ngelur e më pas shtohet menta. Në këtë fazë zakonisht hidhet edhe sheqeri. Moment i rëndësishëm është futja e çajit në gotë, se duhet të bëhet nga lart që të bëjë më shumë shkumë. Njëra nga gjërat që ngelet gjithmonë e njëjtë është se bimët ngelen brenda në ibrik, dhe çdo gotë ka shije të re.