Ginko

    Ginkoja është përfaqësuesja e vetme e ngelur e familjes Ginkgoaceae. Kjo familje drurësh parahistorikë më herët ka pasur shumë lloje dhe është rritur me shumicë, me një biodiversitet shumë të madh, në një periudhë 140deri 98 milionë vjet më parë. Që para 24 deri 7 milionë vjet më parë bima zhduket nga analet e fosileve të pjesës perëndimore të Amerikës Veriore. Sotrritet natyrshëm në Kinë. 

    Gjatë kohë mendohej se ginkoja rritet vetëm e kultivuar, megjithatë janë zbuluar disa ekzemplarë edhe në vende të egra. Skeptikët mendojnë se këto njësi të egra kanë ngelur nga mbjelljet e murgjve budistë të cilët bimën e pëlqenin me shumë si kulturë ornamentale përreth tempujve. Emri gjenerik i bimës Gingko buron nga shqiptimi japonez i emrit kinez të bimës Yin-kuo, që në përkthim do të thotë ‘’kajsi e argjendtë“. Emri latin i llojit Biloba vjen nga forma e gjetheve që janë të ndara në dy lobe.

    • • Upton, Roy. American Herbal Pharmacopeia and therapeutic compendium: Ginkgo leaf, 2003.